Aktualitet

Pas pensionistëve, bonus fundviti edhe për administratën! Zbardhen detajet si do të ndahet fondi

Këtë fundvit do të përfitojnë shpërblim edhe disa punonjës te administratës shtetërore.

Burime për A2 CNN, bëjnë me dije se me aktin e fundit normativ, qeveria ka vendosur të shpërndajë bonus edhe për disa kategori që punojnë në administratë dhe që janë me të ardhura të ulëta. Janë 120 milionë lekë në dispozicion.

Bëhet fjalë për pozicione pune të tilla si shoferë, sanitarë, arkivistë, punonjës protokolli apo të tjerë të ngjashëm.

Shuma e shpërblimit që do të jepet për ta nuk është bërë ende publike. Bonusi për administratën pritet të jepet në të njëjtën kohë me atë që do të shpërndahet për familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftësi ndryshe dhe kujdestarët e tyre.

#Pas #pensionistëve #bonus #fundviti #edhe #për #administratën #Zbardhen #detajet #të #ndahet #fondi
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button