Sport
VIDEO/ Fshihet emri Air Albania nga stadiumi në Tiranë, arena e Kombëtares është gati për emrin e ri –

Pak ditë më parë FSHF ka njoftuar se stadiumi në kryeqytet nuk do të quhet më “Air Albania”. Është hapur një garë e re sa i përket emërtimit sesi do të quhet stadiumi në kryeqytet, i cili është shtëpia më e bukur që ka pasur ndonjëherë Kombëtarja në historinë e saj.
E teksa pritet ende me kuriozitet për të parë sesi do të quhet ky stadium, së fundmi është punuar për të fshirë emrin e vjetër nga impianti në Tiranë, duke hequr të kaluarën e Air Albania-s. Ndërkohë më poshtë mund të shikoni edhe pamjet nga puna e heqjes së emrit. /Sport Ekspres/
#VIDEO #Fshihet #emri #Air #Albania #nga #stadiumi #në #Tiranë #arena #Kombëtares #është #gati #për #emrin
SportExpress