Aktualitet
Rama e ftoi/ Kryeministrja italiane, Meloni viziton sot Vlorën

Me ftesë të kryeministrit Edi Rama, homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, pritet të vizitojë sot Vlorën. Nuk dihet ende qëllimi i vizitës, bëhet fjalë për një vizitë private.
Ditët e fundit mediat italiane kanë treguar interes të lartë për mendimin e Kryeministrit Edi Rama në lidhje me Kryeministrin e Italisë, Giorgia Meloni, sipas të cilit ajo është trashëgimtare e një tigri, jo e një rinoceronti.
Në intervistën për gazetën e përditshme italiane “Libero”, sërish Rama përcolli vlerësimin e tij dhe surprizën përballë të cilës u gjendën dhe vetë liderët europianë.
#Rama #ftoi #Kryeministrja #italiane #Meloni #viziton #sot #Vlorën
Lapsi