“Jemi krah Shqipërisë”/ Ambasada gjermane: Vetting-u, model për forcimin e mëtejshëm të shtetit ligjor

Ambasada gjermane në Tiranë sot përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar edhe njëherë qëndrimin e Gjermanisë në krah të Shqipërisë, në forcimin e shtetit ligjor përmes përfundimit të procesit të Vetting-ut.
“Përfundimi i suksesshëm i procesit të Vetting-ut të sistemit të drejtësisë në shkallën e parë është një gur themeli i rëndësishëm për Shqipërinë dhe qytetarët e saj. Institucioneve shqiptare të drejtësisë, veçanërisht Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshilli të Lartë të Prokurorisë, u kërkohet të vazhdojnë të ruajnë në mënyrë aktive standardet e larta të integritetit dhe cilësisë në drejtësi, të vendosura përmes procesit të Vetting-ut”, thuhet në postimin e Ambasadës gjermane.
Sipas Ambasadës, ky model suksesi i procesit të Vetting-ut është një “model për forcimin e mëtejshëm të shtetit ligjor në rrugën drejt Bashkimit Evropian, për të cilën Gjermania qëndron në krah të Shqipërisë”.
#Jemi #krah #Shqipërisë #Ambasada #gjermane #Vettingu #model #për #forcimin #mëtejshëm #të #shtetit #ligjor
Java News