Aktualitet

Ulen sërish temperaturat/ Parashikimi i motit për sot, 16 dhjetor 2025

Qarkullimi i masave ajrore me origjinë verilindore do të sjellë ulje të menjëhershme të temperaturave në territorin Shqiptar.

Zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta, ndërsa zonat malore do të mbizotërohen nga vranësira të dendura dhe intervale me kthjellime.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të përmirësojë kushtet atmosferike edhe në zonat malore duke sjellë mot të kthjellët, por të ftohtë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar të tyre duke u luhatur nga -4°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 13°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

#Ulen #sërish #temperaturat #Parashikimi #motit #për #sot #dhjetor
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button