Basha takon Lulin nga Divjaka: Edhe pse me shumë vështirësi, ai nuk dorëzohet

Kandidati për kryetar të PD-së Lulzim Basha është takuar me një fermer në Divjakë, teksa tregon se sfidon çdo vështirësi e punon çdo vit rreth 7 ha tokë që i administron.
Sipas Bashës, ai është shembull e frymëzim për çdo qytetar të këtij vendi.
POSTIMI I BASHËS
Lul Noreci është fermeri i palodhur që sfidon çdo vështirësi e punon çdo vit rreth 7 ha tokë që i administron. Ai është shembull e frymëzim për çdo qytetar të këtij vendi.
“Ne duhet të jemi krenar që jemi nga Divjaka, ky vend i begatë”, thotë Luli sa herë e pyet se si i ka punët. Edhe pse me shumë vështirësi, me shumë mund ai nuk dorëzohet, por mbështet edhe fermerët e tjerë që të punojnë tokën e tyre.
Për mua është gjithnjë kënaqësi dhe motivim ta takoj, të bisedoj dhe të dëgjoj këshillat e tij.
/f.stafa
#Basha #takon #Lulin #nga #Divjaka #Edhe #pse #shumë #vështirësi #nuk #dorëzohet