Tregu i Rusit në Shkodër i transformuar, Rama ndan pamjet: Para dhe pas kalimit nga tre dekada në duar të paafta

Tregu i ri i Rusit, pas ndërtimit ofron standarde të larta dhe kushte dinjitoze tregtimi dhe shërbimi ndaj banorëve.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga tregu i Rusit, para dhe pas ndërtimit të tij nga një bashkëfinancim i bashkisë Shkodër me Agjencinë për Zhvillimin Rural dhe Bujqësor (AZHBR).
“Nata dhe Dita ose Tregu i Rusit në Shkodër, para dhe pas vendimit të qytetarëve për të bërë kalimin nga tre dekada në duart e paafta të Partisë Demokratike, në rrugën e re të Rilindjes me Benet Becin dhe Partinë Socialiste”, shkruan Rama.
Me anë të këtij projekti u bë e mundur ndërhyrja në sistemimin e sheshit, ndërtimi i mbulesës së markatës, ndriçimi i tregut, ndërtimi i moduleve të reja për tregtarët ambulantë, përmirësimi i kushteve të tregtimit dhe ruajtja e produkteve deri në tavolinën e konsumatorit.
/a.r
#Tregu #Rusit #në #Shkodër #transformuar #Rama #ndan #pamjet #Para #dhe #pas #kalimit #nga #tre #dekada #në #duar #të #paafta
Java News