‘Perla’ e radhës nga Matteo Renzi: Kampet e Lezhës t’i kthejmë në burgje për shqiptarët

Pasi u bë merak për mënyrën sesi u arrestua Ilir Meta, ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi ka bërë një propozim lidhur me qendrat e emigrantëve të ngritura në Shqipëri, nga marrëveshja mes dy kryeministreve Edi Rama dhe Giorgia Meloni.
Në një deklaratë të publikuar së fundmi, Renzi ka sugjeruar që qendra e emigrantëve në Shqipëri të transformohet në një burg për shqiptarët e dënuar në Itali, të cilët kanë pasaportë shqiptare.
“Së bashku duhet të ndalojmë së shpenzuari paratë e italianëve kot. Kampin e emigrantëve në Shqipëri mund ta transformojmë në një burg për të dënuarit shqiptarë që ndodhen aktualisht në Itali,” u shpreh Renzi.
“Të tjerët vetëm kritikojnë dhe përdorin slogane; ne ofrojmë alternativa konkrete. Çfarë mendoni, a do të na dëgjojnë këtë herë?”, shtoi ai duke kritikuar kundërshtarët e tij politikë.
Kujtojmë se pak javë më parë Renzi u alarmua pas arrestimit të Metës. Ai tha se kur shqiptarët keqtrajtojnë një ish-presidenti, duhet marrë me mend sesi do t’i trajtojnë emigrantët e kampeve.
#Perla #radhës #nga #Matteo #Renzi #Kampet #Lezhës #kthejmë #në #burgje #për #shqiptarët
Java News