Aktualitet
Arrestohet polaku “i rrezikshëm” në Tiranë, pritet ekstradimi i tij

Është arrestuar në Tiranë një shtetas polak i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Dominik Orlowski ishte akuzuar për tentativë për vrasje në Gdansk në Poloni.
Gjithastu ai ishte i dënuar edhe për një sërë veprash të tjera penale.
Operacioni i koduar “North” falë mbështetjes së FAST Albania, FAST Poloni, Interpol Tirana dhe Interpol Varshava bënë të mundur kapjen e Orlowski në një bar në Tiranë.
28 vjeçari është arrestuar provizorisht dhe pritet ekstradimi i tij në Poloni.
#Arrestohet #polaku #rrezikshëm #në #Tiranë #pritet #ekstradimi #tij
Lapsi