Ndjekje si në filma, policia italiane arreston 42-vjeçarin shqiptar i dënuar për 17 vjedhje në Gjermani

Policia italiane ka vënë në pranga një 42-vjeçar shqiptar, i cili rezultoi se ishte i dënuar me 5 vjet e 11 muaj burg nga gjykata gjermane për cvjedhjene 17 banesave.
Arrestimi i tij ndodhi apsi makina me të cilën ai lëvizte bashkë me dy persona të tjerë nuk ju bind urdhërit të karabinerisë për të ndaluar.
Pasi u fut në disa rrugica përgjatë “Selice” shqiptari dhe dy personat e tjerë ndaluan te varrezat ku tentuan të arratiseshin në këmbë, por karabinierët e stacionit të Sant’Agata sul Santerno arritën ta ndalonin 42-vjeçarin i cili në momentin e arrestimit ka kundërshtuar me dhunë.
Fillimisht ai u shoqërua në kazermën e Lugos, ku pas verifikimit të shenjave të gishtave rezultoi se ndaj tij kishte një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga Gjermania. Shqiptari është dërguar në burgun e Ravenës, në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor.
Brenda makinës së braktisur, policia gjeti një pincë hidraulike për shtrëngimin dhe prerjen e kangjellave, radio profesionale, kartëmonedha të shumta, duke përfshirë ato kineze dhe shqiptare, dhe një sërë gurësh të çmuar (rubellit dhe tanzanit) me një vlerë prej rreth 10,000 euro .
/a.r
#Ndjekje #në #filma #policia #italiane #arreston #42vjeçarin #shqiptar #dënuar #për #vjedhje #në #Gjermani
Java News