Aktualitet

A do të paraqitet në Prokurorinë Speciale? “Dredhon” Kurti: Jam me nxitim sot!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti s’ka pranuar të deklarohet lidhur me thirrjen e Prokurorisë Speciale për intervistim, në cilësinë e dëshmitarit të hënën që vjen.

I pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Kurti ka thënë se është në nxitim dhe se s’mund të flasë.

“Jam në nxitim sot”, ka thënë ai para gazetarëve derisa po dilte nga salla ku u diskutua për Projektin e Forcimit të Qeverisjes Digjitale për Ofrimin e Shërbimeve.

Sipas mediave të Kosovës, Kurti është thirrur si dëshmitar në një rast që ka të bëjë me veprën penale – keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Fjala është për rastin e rezervave shtetërore.

Të pandehur në këtë rast janë Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi.

Lipovica dhe Gara dyshohen për veprën penale – keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, ndërsa Ridvan Muharremi për veprën penale – dhënia e ndihmës në kryerje të veprës penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar, shkruan Kallxo.com.

Dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, bashkë me afaristin Ridvan Muharremi, ishin arrestuar më 18.08.2023 nën dyshimin për veprat – keqpërdorim i detyrës zyrtare, si dhe – dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

#të #paraqitet #në #Prokurorinë #Speciale #Dredhon #Kurti #Jam #nxitim #sot
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button