Aktualitet
Aksident në Drenas, katër persona të lënduar

Në mëngjesin e sotëm, katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Poklek i ri në Drenas.
Aksidentin për e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.
Ajo shton se me rastin po merren heuesit nga njësiti i trafikut.
#Aksident #në #Drenas #katër #persona #të #lënduar
gazetablic.com