Aktualitet
Tjetër aksident i rëndë në vend, humb jetë një person nga përplasja e dy makinave në aksin Pogradec- Qafë Thanë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Pojskë.
Mësohet se nga përplasja e dy mjeteve ka gjetur vdekjen një person ndërsa është kërkuar ndihma edhe e një zjarrfikseje për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës nga mjeti.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
#Tjetër #aksident #rëndë #në #vend #humb #jetë #një #person #nga #përplasja #makinave #në #aksin #Pogradec #Qafë #Thanë
Java News