Aktualitet
Ancelotti jep lajmin e mirë për tifozët e Real Madridit: Lëndimi i Mbappe nuk duket serioz

Skuadra e Real Madridit fitoi sonte në udhëtim ndaj Atalantas me rezultatin 2-3, duke marrë tre pikë tejet me rëndësi në Champions League.
Golin e parë për madrilenët në këtë duel e shënoi Kylian Mbappe, i cili më pas u zëvendësua në pjesën e parë, shkak i një lëndimi, përcjell Sport.
Pas ndeshjes, Ancelotti ka dhënë lajmin e mirë, duke theksuar se Mbappe nuk ka lëndim serioz, por ishte thjesht një mbingarkesë për francezin.
“Dëmtimi i Kylian Mbappe nuk duket serioz. Është një mbingarkesë”, tha shkurtimisht Ancelotti për mediat ndërkombëtare.
/ Sport
#Ancelotti #jep #lajmin #mirë #për #tifozët #Real #Madridit #Lëndimi #Mbappe #nuk #duket #serioz
gazetablic.com