Kapen 672 kg drogë në Belgjikë, arrestohet 4 persona, mes tyre 1 shqiptar

Pesë persona, 4 belgë dhe 1 shqiptar u arrestuan në kuadër të një operacioni pranë portit të Antwerp në Belgjikë këtë të martë.
Sipas medieve të huaja, u sekuestrua një sasi e madhe kokaine.
Gjatë kontrollit, Policia gjeti një ngarkesë prej 672 kilogramësh kokainë në një kontejner të ngarkuar me kafe me origjinë nga Kolumbia.
Hetimi identifikoi një 29-vjeçar, i cili dyshohet se i përkiste një organizate që planifikonte trafikun e një ngarkese kokaine.
Të arrestuarit donin të merrnin sasinë e drogës pasi mbërriti në port. Por, forcat e Policisë punuan së bashku për të kapur kontejnerin e mbushur me drogë.
Ndaj të dyshuarve janë vendosur masat e sigurisë edhe nga gjyqtari hetues.Ata dyshohen për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim.
/a.r
#Kapen #drogë #në #Belgjikë #arrestohet #persona #mes #tyre #shqiptar
Java News