Aktualitet
Transmisioni i eskavatorit e godet në ofiçinë, humb jetën 51-vjeçari në Mirditë

Më datë 10.12.2024, është dërguar në spital, pa shenja jete, shtetasi F. P., 51 vjeç, banues në Malaj, Mirditë.
Nga veprimet e para dyshohet se ky shtetas kishte shkuar në Spaç, bashkë me kushëririn e tij, shtetasin P. P., për të rregulluar një mjet ekskavator në ofiçinën ku shtetasi P.P është përgjegjës.
Gjatë punës, duke ndërruar transmisionin e këtij mjeti, kriku ku mbahej i fiksuar transmisioni është këputur dhe ka goditur shtetasin F. P., i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
/a.r
#Transmisioni #eskavatorit #godet #në #ofiçinë #humb #jetën #51vjeçari #në #Mirditë
Java News