Aktualitet

Bashkëpunimi me organizatat ekonomike ndërkombëtare , mundësi për të nxitur zhvillimin.

 

Presidenti kinez Xi Jinping theksoi të martën që Kina ka besim të plotë në realizimin e objektivave të rritjes ekonomike të këtij viti dhe do të vazhdojë të luajë rolin e vet në sferën e rritjes ekonomike botërore.

Xi i bëri këto komente kur u takua me krerët e organizatave të mëdha ekonomike ndërkombëtare në Pekin.

Duke vënë në dukje se bota e sotme ka hyrë në një periudhë të re turbullirash e ndryshimesh dhe ndodhet përsëri në një udhëkryq kritik, Xi tha se Kina është e gatshme të punojë me organizatat kryesore ekonomike ndërkombëtare për të praktikuar multilateralizmin, për të nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar, për të mbështetur zhvillimin e vendeve të Jugut Global, për të promovuar një botë të barabartë e të rregullt shumëpolare e një globalizim ekonomik që sjell përfitime për të gjithë dhe për të ndërtuar një botë të drejtë me zhvillim të përbashkët.

Drejtuesit e Bankës së Re të Zhvillimit, Bankës Botëore, Organizatës Botërore të Tregtisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar vlerësuan që të gjithë arritjet e zhvillimit ekonomik të Kinës. Ata ishin gjithashtu optimistë për perspektivat e zhvillimit të Kinës dhe e falënderuan palën kineze për mbështetjen afatgjatë për punën e organizatave ekonomike ndërkombëtare.

Duke vënë në dukje që unilateralizmi dhe proteksionizmi janë në rritje, udhëheqësit e organizatave të mëdha ekonomike ndërkombëtare thanë se janë të gatshëm të punojnë ngushtë me Kinën, t’i përmbahen multilateralizmit, të mbështesin tregtinë e lirë dhe globalizimin ekonomik.

#Bashkëpunimi #organizatat #ekonomike #ndërkombëtare #mundësi #për #të #nxitur #zhvillimin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button