Kush e vrau Azem Hajdarin? Avokati i Jaho Mulosmanit: Fatmir Haklaj e përdorte për të blerë cigare, jo për të qëlluar

Avokati i njohur Vladimir Meçi deklaron se klienti i tij Jaho Mulosmani mund të ishte liruar në akuzat për vrasjen e Azem Hajdarit.
I ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV avokati Vladimir Meçi thotë se në kohën kur po bëhej gati vendimi në gjykatën e Strasburgut u ndërrua përfaqësuesi i Shqipërisë dhe kjo solli problem në çështje.
“Dënimi i Jaho Mulosmani ishte një veprim i padrejtë, këtë e kam bindje. Ai ishte pjesë e organizatës e cila ishte mbledhur për ekzekutimin e Azem Hajdarit.
Them që është i pafajshëm pasi ai nuk ka qëlluar njeri. Fatmir Haklaj kishte një autoritet të padiskutueshëm jo vetëm te Jaho, por edhe tek bashkëpunëtorët e tij.
Le ta quajmë se Jaho përdorej për të blerë cigare, ishte një figurë shumë interesante, por nuk është autori i vrasjes së Azem Hajdarit.
Çështja shkoi në gjykatën e Strasburgut dhe gjykata ishte gati ta prishte vendimin e dhënën për të, por në atë kohë u ndërrua përfaqësuesi i Shqipërisë në Starasburg.
Deri në momentin që i ndjeri Kristaq Traja ishte pjesë e trupës së Strasburgut ishte ideja që ka pasur ndikim politik gjykimi i Jahos“, u shpreh avokati Vladimir Meçi.
/S.T
#Kush #vrau #Azem #Hajdarin #Avokati #Jaho #Mulosmanit #Fatmir #Haklaj #përdorte #për #të #blerë #cigare #për #të #qëlluar
Java News