Aktualitet
Disa orë në sallë, Dodik ia “beson veten” vetëm Beogradit, i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në Serbi

Presidenti i Republika Srpska, entitetit serb në Bosnje-Hercegovinë, Milorad Dodik është dërguar me urgjencë në një spital në Beograd pas problemeve shëndetësore.
Sipas mediave serbe, Dodik ka përfunduar në spital pas dhimbjeve akute në ezofag dhe stomak.
Operacioni i tij ka zgjatur për disa orë, ndërsa në përfundim të tij ai është transferuar në repartin e kujdesit intensiv.
Pas përfundimit të operacionit, ai është vizituar në spital nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili ka ndarë edhe një foto të tijën me Dodik.
S.T
#Disa #orë #në #sallë #Dodik #beson #veten #vetëm #Beogradit #nënshtrohet #një #ndërhyrjeje #kirurgjikale #në #Serbi
Java News