Sport

Arsenali bën Realin të duket një ekip i vogël, “topçinjtë” shënojnë dy nga golat më të bukur të sezonit

Arsenali ka marrë sot një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Realit të Madridit. Gjigantët spanjollë janë shpërfytyruar në Londër, ku “topçinjtë” i kanë bërë të ngjasojnë me një ekip të vogël. Ekipi anglez ka triumfuar me shifrat e pastra 3-0, çka i jep qetësi për ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu”.

Sfida u zhbllokua nga Deklan Rajsi, i cili sot ka shënuar dy nga golat më të bukur të sezonit. Fillimisht mesfushori i Arsenalit shtangu Kurtuanë në minutën e 58 me një goditje dënimi të ekzekutuar në stilin e Roberto Karlosit. Goli i dytë do të vinte në minutën e 70 po nga një goditje dënimi e Deklan Rajsit, i cili këtë herë e dërgoi topin në trekëndësh dhe befasoi për të dytën herë Kurtuanë.

Vetëm 5 minuta më vonë Merino tundi rrjetën përsëri dhe vulosi shifrat në 3-0. Një mbrëmje e gjitha për t’u harruar nga Ançeloti dhe lojtarët e tij, që dështuan në çdo aspekt përballë “topçinjve”./Sport Ekspres/

 

#Arsenali #bën #Realin #të #duket #një #ekip #vogël #topçinjtë #shënojnë #nga #golat #më #të #bukur #të #sezonit
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button