Ditra e Rinisë, Ambasadori i BE, Gonzato: Jemi këtu për t’ju mbështetur!

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato uroi sot 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë.
“Gjatë këtij viti, kam pasur rastin të takoj shumë të rinj shqiptarë të talentuar. Energjia, idetë dhe angazhimi i tyre mund ta shtyjnë vendin më tej në rrugën drejt BE-së”, theksoi Gonzato.
“Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian varet gjithashtu nga përfshirja aktive dhe zërat e qytetarëve të ardhshëm të BE-së. Nëse aspironi ta shihni vendin tuaj si pjesë e familjes evropiane, bëjeni zërin tuaj të dëgjohet dhe kontribuoni përmes përkushtimit, edukimit dhe pjesëmarrjes tuaj aktive në shoqëri”, u shpreh Gonzato.
“Evropa është këtu për t’ju qëndruar pranë dhe do të vazhdojë t’ju mbështesë në realizimin e ëndrrave tuaja këtu në Shqipëri. BE-ja është e përkushtuar për krijimin e mundësive, forcimin e arsimit dhe ndërtimin e një shoqërie ku të rinjtë shqiptarë mund të lulëzojnë dhe të formojnë të ardhmen e ndritur që meritojnë”, theksoi Gonzato.
/S.T
#Ditra #Rinisë #Ambasadori #Gonzato #Jemi #këtu #për #tju #mbështetur
Java News