Me kallashnikov dhe thikë kërcënonte gruan, arrestohet i moshuari në Tiranë

Një 65 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës nën akuzën e dhunës në familje.
Policia u informua se një ngjarje në rrugën “Tomi Kristo” mund të përshkallëzohej dhe menjëherë shkoi në zonë dhe vuri në pranga 65 vjeçarin Sh.V.
Ky shtetas, ditën e sotme, në rrugën “Tomi Kristo”, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij si dhe e ka kanosur atë.
Gjatë kontrollit të banesës së 65-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një mjet prerës thikë, një armë zjarri kallashnikov, 4 krehra dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
#kallashnikov #dhe #thikë #kërcënonte #gruan #arrestohet #moshuari #në #Tiranë
Java News