Sport

MIRËSEVJEN…KOMBËTARE! Shqipëria fillon ndeshjet në dhjetor, e keni në listën zyrtare të Evertonit –

Evertoni do të luajë në ditën e sotme kundër Ëolves. Të gjithë sytë e shqiptarëve janë nga Armando Broja dhe më në fund sulmuesi ynë është rikthyer pas një dëmtimi që e ka lënë për shumë gjatë jashtë fushës së blertë. Broja ndodhet për herë të parë në listën e Evertonit për ndeshjen e sotme. Sulmuesi i Kombëtares do ta nis nga stoli dhe me shumë gjasa do të kemi debutimin e tij me fanellën e kësaj skuadre të re.

Padyshim që për shqiptarët përjetimi është si një ndeshje Kombëtare pasi kështu ka ndodhur edhe në të kaluarën me ndeshjet e Armando Brojës kur ishte pjesë e Southampton dhe Chelsea, por më së shumti te Southampton kur kaloi super formën. Kjo për dy arsye, e para pasi flitet për atë që quhet sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave për shqiptarët dhe e dyta pasi Shqipëria nuk e ka një tjetër lojtar në kampionatin më të fortë në botë. /Sport Ekspres/

#MIRËSEVJEN…KOMBËTARE #Shqipëria #fillon #ndeshjet #në #dhjetor #keni #në #listën #zyrtare #të #Evertonit
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button