Sport

Kjo skuadër do të dominojë Premier League në 5 ose 10 vitet e ardhshme –

“Ne nuk jemi për titull në këtë sezon”, ka thënë Maresca, duke nënvizuar faktin që ekipi është në një periudhë rinovimi dhe zhvillimi. Megjithatë, ai ka shtuar se kualiteti i lojtarëve dhe mosha e re e skuadrës i japin shumë shpresë për të ardhmen. “Duke parë kualitetin në ekip dhe moshën e lojtarëve, i kam thënë drejtueseve të klubit se Chelsea ka kapacitetin për të dominuar futbollin anglez në pesë ose dhjetë vitet e ardhshme”, ka deklaruar ai.

Maresca ka theksuar gjithashtu rëndësinë e vazhdimësisë dhe zhvillimit të lojtarëve të rinj, të cilët janë pjesë e një projekti afatgjatë. Ai beson se përpjekjet për të ndërtuar një ekip të fortë dhe konkurrues do të japin rezultate të mëdha në të ardhmen, duke e pozicionuar Chelsea si një forcë të pashmangshme në futbollin britanik. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#Kjo #skuadër #të #dominojë #Premier #League #në #ose #vitet #ardhshme
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button