Aktualitet
Osmani takohet sot me kreun e KE-së dhe me presidenten e Parlamentit Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të qëndrojë në kryeqendrën e Bashkimit Evropian, Bruksel, ku do të ketë takime të rëndësishme me lidershipin e BE-së.
Osmani do të takohet me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Presidentja e Kosovës do të takohet gjithashtu edhe me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Sipas agjendës së publikuar, Presidentja Osmani do të takohet pasdite me Metsolën.
Fillimisht do të bëhet arritja, më pas do të bëhet fotografia e përbashkët dhe në orën 14:00 do të zhvillohet takimi mes tyre.
#Osmani #takohet #sot #kreun #KEsë #dhe #presidenten #Parlamentit #Evropian
gazetablic.com