VIDEO/ Murinjo nuk e lë ndihmësin e tij të festojë pas golit, e tërheq me forcë për t’i shpjeguar taktikat lojtarit që do të hynte në fushë

Zhoze Murinjo vazhdon të mbetet i veçantë me sjelljen e tij. Trajneri portugez ka tërhequr vëmendjen në Turqi, këtë herë me veprimin e kryer karshi ndihmësit të tij. Bekao i dërgoi shifrat në 2-1 në minutën e 78 të takimit, duke sjellë kështu edhe festën e madhe të Fenerbaçes.
Pikërisht në momentin e festimit, Murinjo ka ndërruar mendim dhe ka hedhur në fushën e lojës Mert Myldyrin. “Special one” e ka marrë nga festa dhe e ka ndihmuar të heqë jelekun e rezervave. Po të njëjtën gjë ka bërë edhe me ndihmësin e tij. Portugezi tërhoqi nga kapelja ndihmësin dhe e dërgoi te Myldyri, për t’i shpjeguar taktikat që do të përdorte në fushë./Sport Ekspres/
Jose Mourinho’ya bak?n Zeki Murat Göle’yi ?apkas?ndan çekip Mert Mülder’e taktikleri anlat demi?? pic.twitter.com/Mi4c8ZfDEf
— Saraço?lu Sports (@SaracogluSports) December 2, 2024
#VIDEO #Murinjo #nuk #lë #ndihmësin #tij #të #festojë #pas #golit #tërheq #forcë #për #shpjeguar #taktikat #lojtarit #që #të #hynte #në #fushë
SportExpress