EMRI/ Pjesëtar i një grupi kriminal, ekstradohet nga Greqia 32-vjeçari nga Berati

Është ekstraduar nga Greqia në Shqipëri një 32-vjeçar nga Berati.
Mësohet se Robert Gjika është pjesëtar i një grupi kriminal që akuzohet në kuadër të megaoperacionit “NOMADA”, se ka transportuar ilegalisht, emigrantë, kryesisht në Britani të Madhe.
“Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstraduan:
-nga Greqia në Shqipëri, shtetasi R. Gj., 32 vjeç, i lindur në Berat. Në vitin 2024, GjKKO-ja i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ky shtetas dyshohet si pjesëtar i një grupi kriminal që akuzohet në kuadër të megaoperacionit “NOMADA”, se ka transportuar ilegalisht, emigrantë, kryesisht në Britani të Madhe”, thuhet në njoftimin e policisë.
#EMRI #Pjesëtar #një #grupi #kriminal #ekstradohet #nga #Greqia #32vjeçari #nga #Berati
Java News