Aktualitet
Orban dënon sulmin në Veri: Bëjmë thirrje për një hetim të paanshëm dhe të gjithanshëm!

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka dënuar sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit dhe ka bërë thirrje për hetim të paanshëm dhe të gjithanshëm.
Orban i bëri komentet e tij përmes një postimi në platformën X, të shtunën në mbrëmje.
“Ne dënojmë sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës në Zubin Potok. Në vend të akuzave të njëanshme, bëjmë thirrje për një hetim të paanshëm dhe të gjithanshëm”, shkruan Orban.
Sipas kryeministrit hungarez, në këtë situatë, “vetëpërmbajtja është thelbësore për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës në rajon”.
#Orban #dënon #sulmin #në #Veri #Bëjmë #thirrje #për #një #hetim #të #paanshëm #dhe #të #gjithanshëm
Java News