Sport
Ismajli humbet në mjegullën e “San Siro“-s, Milani i afrohet zonës së Europës –

Milani ka marrë tre pikët mbrëmjen e sotme. Kuqezinjtë kanë mposhtur Empolin e Ismajlit në mjegullën e “San Siro“-s. Ndeshja përfundoi me rezultatin e pastër 3-0. Goli i parë i takimit u shënua nga Alvaro Morata në minutën e 19, ndërsa më pas ishte Reijndersi ai që vulosi fitoren e Milanit.
Hollandezi shënoi dy herë për kuqezinjtë, fillimisht në minutën e 44-t dhe më pas në të 69-n. Dy gola që konfirmojnë edhe një herë formën e tij të jashtëzakonshme në këtë sezon. Me këtë fitore Milani shkon në kuotën e 22 pikëve. Tashmë vetëm 3 pikë e ndajnë nga zona e Europës./Sport Ekspres/
#Ismajli #humbet #në #mjegullën #San #Siros #Milani #afrohet #zonës #së #Europës
SportExpress