Aktualitet

Spiropali dënon sulmin në Zubin Potok: Frymëzuesit, shkaktarët dhe fajtorët e këtyre akteve meritojnë ndëshkimin e merituar

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali dënoi sulmin e një nate më parë në Zubin Potok, ku mbeti i dëmtuar kanali i Ibër-Lepencit në veri të Kosovës.

Ndërsa i cilëson akte terrotiste, ajo shprehet se frymëzuesit, shkaktarët dhe fajtorët meritojnë ndëshkimin e merituar.

Aktet terroriste të shkatërrimit të infrastrukturës kritike të furnizimit me ujë në Kanalin e Ibër-Lepencit, nuk dëmtojnë vetëm shërbimet jetike ndaj qytetarëve të Kosovës, por përpjekjet e popullit dhe institucioneve të Kosovës për siguri, zhvillim, mirëqenie, dialog e paqe, dëmtojnë klimën dhe përpjekjet për mirëkuptim dhe bashkëpunim në rajon.

Frymëzuesit, shkaktarët dhe fajtorët e këtyre akteve meritojnë ndëshkimin e merituar.

Jemi pranë institucioneve të Kosovës dhe mbështesim përpjekjet për kthimin e normalitetit, garantimin e qetësisë e sigurisë për qytetarët e Kosovës dhe gjithë rajonin”, shkruan Spiropali.

#Spiropali #dënon #sulmin #në #Zubin #Potok #Frymëzuesit #shkaktarët #dhe #fajtorët #këtyre #akteve #meritojnë #ndëshkimin #merituar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button