Zbardhet Librazhdi, dëbora mbulon zonën malore

Reshjet e dëborës mbulojnë zonat malore ne Librazhd.
Trashësia e dëborës është rreth 10-15 cm, ndërsa temperaturat shkojnë -2.
Rrugët aktualisht janë të kalueshme, teksa policia këshillon drejtuesit e mjeteve për lëvizje në këto zona me zinxhirë apo goma dimërore.
Ndërkohë edhe në juglindje të vendit vazhdojnë reshjet e dëborës. Reshjet sipas të dhënave kanë përfshirë të gjithë territorin e juglindjes pas rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm.
Në zonat malore trashësia varion nga 5-10 cm ndërkohë që në zonat më të ulëta trashësia është më e vogël, fatmirësisht nuk ka pasur vështirësi të mëdha pasi edhe temperaturat nuk kanë rënë nën 0 gradë.
Sipas të dhënave të gjitha kompanitë nga Qafë Thana drejt Korçës, Kapshticës , Dardhës dhe Kolonjës janë në gatishmëri për çdo situatë, rrugët aktualisht qarkullohen pa probleme megjithatë rekomandohen goma dimërore bashkë me pajisjet shtesë gjatë lëvizjes.
#Zbardhet #Librazhdi #dëbora #mbulon #zonën #malore
Java News