Aktualitet
Prishet qetësia në Shkodër, shpërthim me eksploziv në derën e një garazhi

Një sasi e vogël eksplozivi ka shpërthyer në Shkodër, në lagjen “10 Korriku”. Policia ka njoftuar se eksplozivi është hedhur në orët e para të mëngjesit në derën e garazhit të një 52-vjeçari.
“Në lagjen ‘’10 Korriku’’, në rrugën e ‘’Karahases’’, në orët e para të mëngjesit, në pjesën e jashtme të garazhit(te dera), në pronësi të shtetasit A. U., 52 vjeç, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale”, njoftoi policia.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
/a.r
#Prishet #qetësia #në #Shkodër #shpërthim #eksploziv #në #derën #një #garazhi