Sport

Socca World Cup 2024/ Trajneri Irtan Sejko publikon listën me lojtarët e grumbulluar –

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit është gati për Socca World Cup 2024. Kampionati botëror do të zhvillohet në Oman në data 29 nëntor – 7 dhjetor dhe Shqipëria ndodhet në grupin F me Meksikën, Letoninë, Perunë dhe Australinë.

Trajneri Irtan Sejko ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për kampionatin botëror Socca World Cup 2024.

Tekniku kuqezi ka përzgjedhur 12-të lojtarë që do të jenë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në këto sfida. Futbollistët janë :Kejd Myrta, Klaudio Blloshmi, Armand Gapi, Joanc Duqi, Erald Leci, Irvi Bylyku, Mariglen Ademi, Endrit Kaca, Guido Tepshi, Mehmet Hoxha, Arvi Shala dhe Giovanni Hoxha.

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit do të nisë rrugëtimin më 30 nëntor në Socca World Cup 2024. Kuqezinjtë do të luajnë takimin e parë ndaj Australisë, në orën 11:00.

#Socca #World #Cup #Trajneri #Irtan #Sejko #publikon #listën #lojtarët #grumbulluar
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button