VIDEO / “Luftën e drejtoi Enveri”, komunisti përplaset me gazetarin: Imperializmi na ka marrë më qafë

Në 80 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, gjatë ceremonisë të zhvilluar në Shkodër tek varrezat e dëshmorëve, Partia Komuniste përmes sekretarit të saj Gjon Bruçi pranë bustit të ushtarit të panjohur vendosi yllin e kuq.
Vendosja e yllit dhe nderimi me grushtin komunist nga përfaqësues të Partisë Komuniste u bë në praninë e drejtuesve vendorë, raporton A2 CNN.
Bruçi tha se është e turpshme që nuk përmendet fakti se Çlirimin e Shqipërisë e bëri Partia Komuniste.
“Të përmendësh luftën dhe të mos përmendësh Partinë Komuniste dhe shokun Enver hoxha, do të thotë të mos jesh këtu”, tha ai.
Bruçi u shpreh se ishin komunistët që sollën lirinë në vend dhe se në këto 34 vite Shqipërisë sipas tij është e pushtuar. I vetmi moment kur Shqipëria kishte liri e Pavarësi sipas Bruçit është gjatë periudhës të diktaturës komuniste.
“Sot është më keq sesa kjo vranësi që është sot”, tha ai.
I pyetur se nga kush jemi të pushtuar, ai u përgjigj: “Nga vetvetja, nga imperialistët amerikanë, nga imperialistët evropianë, nga Turqia…”.
/a.r
#VIDEO #Luftën #drejtoi #Enveri #komunisti #përplaset #gazetarin #Imperializmi #marrë #më #qafë
Java News