Life Style
Në kërkim të trafikantëve, FNSH zbarkon në Elbasan! Burime: Dhjetëra të arrestuar!

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zhvilluar një aksion në orët e para të mëngjesit në qytetin e Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake, qëllimi i aksioni ka qenë kapja e personave të përfshirë në fushën e narkotikëve.
Deri më tani bëhet fjalë për dhjetëra të arrestuar, por nuk dihet identiteti i tyre dhe as vepra penale për të cilën u janë vënë prangat.
Operacioni po drejtohet nga Drejtoria e Policisë së Shtetit. Kjo e fundit pritet të dalë me një njoftim zyrtar, për të dhënë më shumë detaje mbi operacionin.
/a.r
#Në #kërkim #të #trafikantëve #FNSH #zbarkon #në #Elbasan #Burime #Dhjetëra #të #arrestuar