Tech
Aksident në autostradën Lezhë-Laç/ Dy persona dërgohen drejt Traumës në gjendje të rëndë

Përplasen 2 mjete tek Kryqëzimi i Shënkollit, në autostradën Lezhë-Laç. Ngjarja rreth orës 00:30 të mbrëmjes së shkuar.
Nga përplasja e automjeteve burime nga Policia bëjnë me dije se janë dëmtuar shoferi e pasagjeri i njërit nga mjetet e përfshira në këtë ngjarje.
Drejtuesi i mjeti është dërguar në Spitalin e Lezhës ndërsa pasagjeri është transportuar në Spitalin Traumës në Tiranë në gjendje më të rëndë.
/a.r
#Aksident #në #autostradën #LezhëLaç #persona #dërgohen #drejt #Traumës #në #gjendje #të #rëndë