Ngjarja e rëndë te “Fan Noli”/ “Po ndiqet me fizioterapi, psikologë dhe sociologë”, Spitali i Traumës: Gjendja e 14-vjeçarit të plagosur, e mirë

Spitali i Traumës jep detaje për gjendjen shëndetësore të 14-vjeçarit të plagosur në ngjarjen e shkollës “Fan Noli”.
Sipas mjekëve, pas datës 18 Nëntor kur 14-vjeçari është paraqitur në Urgjencën e Spitalit të Traumës, i mituri i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore është asistuar me psikologë dhe sociologë.
“Gjatë qëndrimit në spital, ndaj 14-vjeçarit janë ndjekur të gjitha protokollet mjekësore për trajtimin fizik dhe psikologjik, dhe gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm. Në momentin që ka qenë i nevojshëm dhe i mundur, pacienti ka filluar trajtimin fizioterapik, i cili është në vijim dhe ka dhënë rezultate pozitive. Aktualisht, gjendja e pacientit paraqitet e mirë dhe deri tani nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë mundësive të ofruara nga Spitali Universitar i Traumës.” – thuhet ne reagimin e Spitalit të Traumës.
#Ngjarja #rëndë #Fan #Noli #ndiqet #fizioterapi #psikologë #dhe #sociologë #Spitali #Traumës #Gjendja #14vjeçarit #të #plagosur #mirë
Java News