Aktualitet

Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan

“Isha dhe mbetem e bindur se vetëm anëtarësimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE mund të sigurojë bashkëjetesë të qëndrueshme dhe paqe në rajon. Sado e vështirë të jetë rruga për të arritur atje, ajo duhet ndjekur “.

Janë fjalët e ish-kancelares Angela Merkel në autobiografinë e saj të titulluar “Liria: kujtime 1954-2021” ku ndër të tjera përmend Kosovën, Serbinë dhe Ballkanin.

Në librin e publikuar së fundmi, Merkel kujton bombardimet e NATO-s kundër forcave serbe, që siç thotë u treguan brutale ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë.

Duke cituar bisedime me zv. kancelarin Sigman Gabriel dhe kreun e diplomacisë gjermane Frank-Walter Steinmeier Merkel thotë se çështja më shqetësuese për ta ishin tensionet e përhershme mes Kosovës dhe Serbisë. “Edhe në vitin 2014, 100 vjet pas fillimit të luftës së parë botërore paqja në rajon ishte e brishtë”, shkruan ish-kancelarja Merkel.

 



#Autobiografia #Merkel #Vetëm #anëtarësimi #në #sjell #paqe #në #Ballkan
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button