Aktualitet

Zekthi: Kjo opozitë s’ka asgjë të re. Situatë e dobët e PD dhe aleatëve

Analisti Fitim Zekthi ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1, se protesta e sotme e thirrur nga opozita ishte në thelb, e paqartë dhe asgjë të re.

Për Zekthin, mosbindja civile e organizuar nga opozita thellon edhe më tepër këtë opozitë në paqartësinë e saj në mënyrën se si po bëhet politikë.

Nga revolucioni i vjeshtës së kaluar, tek një marrëveshje shumë të paqartë me PS-në , tek mosbindja civile të bërë në dyert e institucioneve ndërkombëtare, te bllokimi i rrugëve dhe tek kjo e sotmja unë shoh një paqartësi. Kur mendon që mes gjithë kësaj situate është dhe pjesëmarrja në Kuvend gjoja për buxhetin e shtetit.  Në gjithë këtë situatë mendojë se opozita nuk bënë dot më shumë se kaq. Nuk mund të arrihet kurrë qëllimi me këtë mënyrën të protestuar. bllokimi i rrugëve nuk bëhet nga partitë por nga komunitete të ndryshme sikurse mund të jenë fermerët, ambientalistët, mund ti bëjnë grupe të caktuara por jo partitë politike”.

/a.r

#Zekthi #Kjo #opozitë #ska #asgjë #të #Situatë #dobët #dhe #aleatëve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button