Protesta e opozitës në Tiranë, Policia ‘blindon’ daljen e Vlorës, ja çfarë synohet

Policia e qarkut të Vlorës, në kuadër të masave të shtuara të ndërmarra për protestën e thirrur në orën 18:00 në kryeqytet nga opozita, ka dal në kontrolle për automjetet në hyrje të autostradës Levan-Vlorë.
Këto kontrolle kanë në fokus pikërisht mjetet që nisen drejt kryeqytetit në organizimin e partive opozitare. Në këtë aksion po kontrollohen automjetet për posedimin e sendeve të kundraligjshme të cilat mund të përdoren në protestën e opozitës.
Gjithashtu pjesë e kontrolleve janë edhe drejtuesit e këtyre mjeteve. Drejtuesve ju kërkohet leja e drejtimit për të parë nëse kemi të bëjme me persona që mund të kenë probleme me ligjin.
Gjithashtu ata i nënshtrohen, nëse ka dyshime edhe testeve të alkolit. Mjetet janë ato të cilat kontrollohen më tepër në mënyrë rigoroze.
/a.r
#Protesta #opozitës #në #Tiranë #Policia #blindon #daljen #Vlorës #çfarë #synohet
Java News