Dalin pamje nga sherri në Qytet Studenti/ 20-vjeçari me plagë në bark tenton të mbrohet, autori e qëllon pa pushim me thikë

Publikohen pamjet e një ngjarjeje të rëndë të ndodhur më 21 nëntor në Qytet Studenti, ku u plagos me thikë Aron Demiraj, 20 vjeç.
Policia arrestoi pas ngjarjes autorin Ajdin Ajvazi, 19 vjeç. I riu Demiraj u qëllua 8 herë me thikë dhe siç shihet në videon e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Igli Çelmeta, autori e godet pa pushim, ndërsa ai tenton të mbrohet me duar.
Edhe kur i ka shkaktuar plagë në bark, autori nuk ndalon. 20-vjeçari për një çast prek barkun me dorë, aty ku ishte plaga, por njëkohësisht i duhet dhe të mbrohet nga 19-vjeçari Ajvazi që e qëllon vazhdimisht.
I riu mori plagë në krahë, gjoks dhe këmbë. Aktualisht ai ndodhet në spital nën kujdesin e bluzave të bardha. Ndërsa policia ka arrestuar autorin e plagosjes.
#Dalin #pamje #nga #sherri #në #Qytet #Studenti #20vjeçari #plagë #në #bark #tenton #të #mbrohet #autori #qëllon #pushim #thikë
Java News