Aktualitet

Durrës/Operacione të njëpasnjëshme kundër shitjes së lëndëve narkotike në doza, në lokale në plazhe.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Hundreds 2″.

Bashkëpunonin për të shitur doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në lokale në zonën e plazhit, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas.

Sekuestrohen një sasi lëndë narkotike cannabis sativa e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje dhe 3 celularë.

Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe aksioneve të Policisë në zonën bregdetare të qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor antidrogë i koduar “Hundreds 2”.

Në bazë të provave të siguruara, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të kësaj drejtorie, kapën dhe vunë në pranga shtetasit L. B., 18 vjeç, L. Ll., 19 vjeç dhe R. M., 17 vjeç, të tre banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 3 shtetas bashkëpunonin me njëri-tjetrin, me qëllim sigurimin dhe shitjen në doza, të lëndës narkotike cannabis sativa, në lokale në plazhin e Durrësit. Gjatë kontrolleve, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Te arrestuarit jane: Elton Bici, Luis Lleshi dhe Ronaldo Murja

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button