Aktualitet

“Gratë në politikë, janë më luftarake se burrat”- Gazment Bardhi: Pa zonjat në krye, asnjë betejë s’mund të fitohet

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, në tryezën e organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas, ka vendosur theksin tek roli i tyre në politikë dhe shoqëri.

Gazment Bardhi theksoi se gratë në politikë janë më luftarake se burrat në mbrojtjen e interesit publik. Ndërsa theksoi se “pa zonjat në krye, asnjë betejë politike nuk mund të fitohet”.

“Eksperienca ime e shkurtër, jo shumë e gjatë në politikë, më ka mësuar një gjë: atë që arrijnë zonjat në aktivitete, aksione apo fushata, ne burrat ndonjëherë e kemi të vështirë ta bëjmë”, u shpreh Bardhi.

Deputeti demokrat shtoi se sa më shumë zonja të ketë në grupin e ardhshëm parlamentar të kësaj force politike, “aq më fuqishëm do të luftojmë të gjithë së bashku për të mbrojtur interesin publik”.

/a.r

#Gratë #në #politikë #janë #më #luftarake #burrat #Gazment #Bardhi #zonjat #në #krye #asnjë #betejë #smund #të #fitohet
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button