Aktualitet
Sot minimi masiv shkëmbor, kjo është rruga ku do të ndalohet qarkullimi

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se sot në trasen e zgjerimit të rrugës nacionale N9.1, segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi i masave shkëmbore nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rrugës.
Sipas njoftimit, me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.
“Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin. Nga ora 15:00 deri në ora 16:00”, thuhet në njofitm./KP
#Sot #minimi #masiv #shkëmbor #kjo #është #rruga #të #ndalohet #qarkullimi
gazetablic.com