Aktualitet

Tmerr në Meksikë, trafikantët e armatosur rrëmbejnë 14 policë

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në Meksikë, atje ku lufta mes klaneve të drogës dhe policisë, duket se nuk do të ketë asnjëherë një fund.

Mediat lokale bëjnë me dije se 14 punonjës policia janë rrëmbyer nga persona të armatosur teksa udhëtonin me një makinë përmes shtetit të Chipas.

Disa video janë publikuar online në lidhje me këtë ngjarje, por që nuk dihet ende vërtetësia e tyre, ku shfaqen persona të maskuar, me xhup antiplumb që bllokojnë autostradën dhe iu vendosin armën në kokë policëve.

Zona ku ka ndodhur ngjarja njihet si një prej pikave të rëndësishme të kalimit të emigrantëve të paligjshëm dhe kokainës.

/a.r

#Tmerr #në #Meksikë #trafikantët #armatosur #rrëmbejnë #policë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button