Babai abuzoi seksualisht me të miturën në Laç, fqinjët dëgjuan të bërtiturat…

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë në qytetin e Laçit ku sipas policisë dyshohet se babai dhunonte e abuzonte seksualisht me vajzën e tij.
Burime bëjnë me dije se e mitura ditët e fundit kishte munguar në shkollë dhe se mësuesit e kishin referuar rastin në zyrën arsimore të Kurbinit.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se 53 vjeçari G. Z ishte i divorcuar dhe se vajza jetonte me të atin në të njëjtën banesë. Kanë qenë fqinjët që kanë referuar rastin në polici pasi kanë dëgjuar të bërtiturat e vajzës e fjalorin banal. Moment kur dyshohet se ajo është abuzuar seksualisht nga i ati.
Gjatë ditës së sotme e mitura ka kërkuar të pajiset me urdhër mbrojtjeje si shkak i dhunës së ushtruar nga babai 53 vjeçar. Ky i fundit ka mohuar akuzat për abuzim seksual, e po ashtu dhe e bija.
Megjithatë pritet që të dalin rezultatet e analizave të së miturës për ta vërtetuar një gjë të tillë. Ajo është në gjendje të rëndë psikologjike dhe ka shenja dhune në disa pjesë të trupit.
/a.r
#Babai #abuzoi #seksualisht #të #miturën #në #Laç #fqinjët #dëgjuan #të #bërtiturat
Java News