Aktualitet

Thirrjet antishqiptare në Bukuresht, Duka kundër Kosovës: Bojkoti i ndeshjes, veprim i gabuar!

Ndeshja Rumani-Kosovë solli tensione në fushë, pas thirrjeve raciste nga tifozët Rumunë, për lojtarët shqiptarë.

Lojtarët e ekipit të Kosovës kanë lënë fushën shumë pak përpara përfundimit të ndeshjes, e cila ishte me rezultatin 0-0.

Kjo situatë bojkoti u komentua nga drejtuesi i FSHF-së, Armando Duka, i cili tha se ky veprim nuk është veprimi më i mirë, por veprimi i tifozëve rumunë ishte i papranueshëm.

“Bojkoti nuk mendoj që është veprimi më i mirë i mundshëm, por sikurse mendoj se edhe atmosfera e krijuar nga tifozët rumunë ishte fare po fare e papranueshme.

Në momentin që njeriu është në atë lloj presioni atë lloj fyerje e ofendimi mund të marrë edhe vendimin e gabuar. Në atë lloj atmosfere mbytëse dhe ofenduese…”, tha Duka për “Ndryshe” në Top Albania Radio.

/a.r

#Thirrjet #antishqiptare #në #Bukuresht #Duka #kundër #Kosovës #Bojkoti #ndeshjes #veprim #gabuar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button