34 vjet nga ‘Rocky’, Stallone publikon kujtimet e para: Kush do ta kishte menduar

Kanë kaluar 34 vjet që nga publikimi i filmit të pestë të Rocky.
Me rastin e kësaj dite, Sylvester Stallone, i cili luajti në serialin filmik, ka bërë një postim.
Në llogarinë personale në Instagram, ai ka postuar një foto nga e kaluara, si Rocky, si dhe një fletore me shënime.
“Kujtoni se si nisi e gjithë kjo”, shkruan ai në foton me fletore.
Në mbishkrimin e postimit të tij, Sylvester Stallone shkroi: “Sot mbushen 34 vjet nga Rocky 5. Një kapitull në një histori që filloi nga fillimet modeste dhe u shndërrua në diçka të pabesueshme”.
Më pas ai shtoi: “Kush do ta kishte menduar se kjo faqe do të bëhej kjo që është sot! Mos harroni, pemët më të mëdha rriten nga lisat e vegjël. Vazhdoni të luftoni dhe ju falënderoj të gjithëve që jeni pjesë e kësaj trashëgimie”.
#vjet #nga #Rocky #Stallone #publikon #kujtimet #para #Kush #kishte #menduar
Java News