Aktualitet

Trajneri i Çekisë i ka idetë e qarta, zbulon katër emrat të cilëve u frikësohet te Shqipëria: E dimë se kush mund të na shënojë

Çekia i frikësohet futbollistëve të Shqipërisë dhe në mënyrë të veçantë atyre që kanë treguar se mund të bombardojnë portën e tyre me gjuajtje nga distanca. Ndaj edhe trajneri Ivan Hashek, ka përgatitur një strategji për ekipin që të mbajë sa më larg futbollistët kuqezi nga zonat e tyre të preferuara në të cilat ata mund të tentojnë portën.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Hashek nuk ngurroi të përmendte emrat e kuqezinjve që sipas tij, janë ata të cilëve u pëlqen më shumë të tentojnë portën nga distanca, duke qenë i ndërgjegjshëm për cilësinë që kanë dhe rrezikshmërinë që prodhojnë.

“Ne e dimë për të gjithë lojtarët që mund të shënojnë gola të tillë. Nëse është Asani, Aslllani, Laçi apo Bajrami. Ne do të mundohemi të mbrohemi në mënyrë që të mos i lejojmë të shfaqen në situata të tilla pasi është e rrezikshme. Ne e dimë që lojtarët shqiptarë janë të një niveli të lartë”, pranoi Hashek para mediave, duke zbuluar se çekët kanë plan për të ndalur lojën me goditje nga larg të kuqezinjve.

#Trajneri #Çekisë #idetë #qarta #zbulon #katër #emrat #të #cilëve #frikësohet #Shqipëria #dimë #kush #mund #të #shënojë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button