Aktualitet
Arrestohet një i mitur në Prishtinë, tentoi ta sulmonte me shkop një djalë

Është arrestuar një i mitur në Prishtinë, pasi i njëjti ka tentuar që me një shkop ta sulmojë një tjetër të mitur.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari-i mitur, mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte tentuar që me një shkop ta sulmojë viktimën e mitur mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
#Arrestohet #një #mitur #në #Prishtinë #tentoi #sulmonte #shkop #një #djalë
gazetablic.com